Sërish kapet drogë në Dubravë, kësaj radhe në patika

Sërish kapet drogë në Dubravë, kësaj radhe në patika

Kronika September 18, 2021 - 14:29

Derisa dje nga Qendra Korrektuese në Dubravë u njoftua se dy të burgosur kishin tentuar të fusin drogë në ambientet e burgut përmes bishtit të tiganit, sot drogë është kapur sërish, por kësaj radhe në atlete sportive.

Stafi për siguri në Dubravë ka arritur që të identifikojë një pako që ka ardhur për një të burgosur, ku brenda saj kishte atlete sportive, por që në mënyrë të kamufluar ishte fshehur substancë e dyshuar narkotike.

“Gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç’rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, kanë thënë nga SHKK-ja. /Zëri