Rrahja në Pejë, policia arreston dy persona [video]

Rrahja në Pejë, policia arreston dy persona [video]

Kronika September 18, 2021 - 17:09

Policia ka arrestuar sot dy persona të cilët janë kapur duke u rrahur në qendër të Pejës.

Një grua bashkë me një mashkull janë parë duke e goditur një femër me grushte e shqelma sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, ku më pas ka ndërhyrë policia duke arrestuar dy prej tyre, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar për “Zërin” arrestimin e tyre.

“Rreth orës 14:00 në rrugën “Nëna Tereza” në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.

Më poshtë mund të shihni videon nga rasti në fjalë: