Krim në familje në Divjakë, burri vret gruan dhe veten

Krim në familje në Divjakë, burri vret gruan dhe veten

Kronika September 18, 2021 - 20:01

Krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

58-vjeçari Hekuran Rrasa banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan Fëllënxë Rrasa 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al