Shpërthimi i bombolës në Velipojë: Pas dy motrave dhe nënës, vdes edhe djali i vogël i familjes Gjoka

Shpërthimi i bombolës në Velipojë: Pas dy motrave dhe nënës, vdes edhe djali i vogël i familjes Gjoka

Kronika September 20, 2021 - 15:26

Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.

Djali 12-vjeçar i familjes Gjoka nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve të djegies dhe ndërroi jetë pas 3 muajve.

Daniela, vajza 19-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 14-vjeçare Klarisa, mamaja dhe në fund djali i vogël./top-channel.tv