Goditet për vdekje këmbësorja në Prizren, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Goditet për vdekje këmbësorja në Prizren, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Kronika September 20, 2021 - 17:46

Mbrëmë rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prizren, ku si pasojë një këmbësore është goditur për vdekje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Prizreni, ku edhe konstatuar vdekja e saj.

“Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se kishte ardhur, derisa i dyshuari S.G m/sh i lindur me 1964, ishte duke e drejtuar automjetin Mercedes C220, me targa vendore, me ngjyrë hiri, dhe ishte duke lëvizë në drejtimin e rrugës Vermicë-Prizren, vozitësi për shkaqe deri tani të pa njohura godet këmbësoren qe ishte duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë. Si pasoj e këtij aksident këmbësorja ka marr lëndime të rënda. E lënduara me urgjencë dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ku në repartin e emergjencës edhe për kundër ndihmës mjekët kanë mund vetëm me e konstatuar vdekjen si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe eksperti i komunikacionit ku me urdhër te prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë. Me rast janë duke u marr hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se viktima nuk posedon asnjë dokument identikimi dhe për këtë kanë postuar një fotografi dhe po kërkojnë ndihmë nga qytetarët që kanë njohuri për identitetin e saj.

“Vërejtje: Për shkak se këmbësorja (femër) nuk posedon asnjë dokument identifikimi dhe nuk kemi arrit ende ta identifikojmë viktimën, luten të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren. Bashkangjitur gjeni foton e viktimës (femër) të këtij rasti”, thuhet në njoftim. /Zëri