Vdes 21-vjeçari i infektuar me COVID-19

Vdes 21-vjeçari i infektuar me COVID-19

Kronika October 15, 2021 - 14:20

Një 21-vjeçar nga Fieri ka vdekur në Spitalin Infektiv mesditën e sotme. I riu ishte shtruar në këtë spital prej ditës së mërkurë me hemoglobinë të ulët dhe simptoma të rënda të COVID-19.

Në momentin e testimit tamponi i tij ka rezultuar negativ, por gjithsesi gjendja e tij është përkeqësuar. Ai ishte futur në intubim dy ditë më parë, por gjendja i tij është rënduar edhe si pasojë e sëmundjes së talasemisë, duke bërë që 21-vjeçari të vdesë. /Abcnews.al