Paraburgim ferizajasit që së bashku me dy të mitur sulmuan fizikisht tre persona

Paraburgim ferizajasit që së bashku me dy të mitur sulmuan fizikisht tre persona

Kronika October 15, 2021 - 16:15

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Rr., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes së

shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin A.Rr. e shpalli fajtor dhe të njëjtit i shqiptoi dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditëve.

“I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime, saktësisht në oborrin e shkollës së mesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshjeje dhe fjalosjeje

verbale me të dëmtuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, fillojnë të i sulmojnë fizikisht të

dëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike), mjete të përshtatshme për

shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks të

hekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godasë edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën e fytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore, të cilat lëndime rezultojnë me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Zëri