Vrasja në Podujevë, familjari i viktimës thotë se ndodhi për tre kilogramë pasul

Vrasja në Podujevë, familjari i viktimës thotë se ndodhi për tre kilogramë pasul

Kronika October 18, 2021 - 12:46

Një person është vrarë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Batllavë të Podujevës.

Policia e Kosovës për këtë rast e ka arrestuar një person.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një familjar i dy palëve.

Bujar Ibrahimi tha se dorasi dhe viktima janë edhe familjarë mes vete.

Ibrahimi tha se ata mes vete janë djem të axhës.

Ai tha se rastit i priu një konflikt mes tyre që ndodhi ditën e djeshme.

Bujar Ibrahimi tha se arsyeja e konfliktit janë tre kilogramë fasule.

“Mund të ju tregoj se dje ata janë rrahur me vete dhe janë gjuajtur edhe me armë zjarri. Arsyeja është tre kilogramë pasul”.

Ndiqeni rrëfimin e familjarit se si ka ardhur deri te ky rast: