Policia jep detaje për veturën e djegur mbrëmë në rrugën Prishtinë - Pejë

Policia jep detaje për veturën e djegur mbrëmë në rrugën Prishtinë - Pejë

Kronika October 19, 2021 - 09:52

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Krivovë të Drenasit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk e ka takuar pronarin, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se është duke u djegur një veturë me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar i cili nuk është takuar nga policia. Njësitë përkatëse policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar dhe shuar nga ana e zjarrfikësve, dhe makina është tërhequr nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet. 

“Zëri” ka siguruar pamjet e veturës në momentin kur është përfshirë nga flakët. /Zëri