Të shtëna me armë në ditën e zgjedhjeve, polica konfiskon një armë në Qirez të Skenderajt

Të shtëna me armë në ditën e zgjedhjeve, polica konfiskon një armë në Qirez të Skenderajt

Kronika October 19, 2021 - 13:43

Me datën 17 tetor, rreth orës 20:33, policia kishte pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në fshatin Qirez të Skenderajt.

Pasi ka pranuar informatën, Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja, të cilat edhe janë konfiskuar si provë materiale.

“Njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës E.S., 21 vjeçar, ku me datën 19.10.2021 rreth orës 11:10, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, ku është takuar prindi i tij i cili e ka dorëzuar armen, e cila dyshohet që është përdorur nga i dyshuari. Policia si provë materiale ka konfiskuar një pistoletë me gas e llojit EKOL Special dhe një karikator të zbrazet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast është i dyshuar një 21-vjeçar.

“I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohen më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image
Arma e konfiskuar