Për dy ditë, 300 gjoba për shoferët ferizajas

Për dy ditë, 300 gjoba për shoferët ferizajas

Kronika October 20, 2021 - 11:45

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aksionet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve.

Ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt .

Në kuadër të këtij aksioni, Policia më 18 dhe 19 tetor ka shqiptuar gjithsej 300 gjoba.

“Në kuadër të këtij aksioni policia më 18 dhe 19 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje: mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar 31 gjoba, tejkalim në vijë të plotë ose vend të ndaluar 6 gjoba (heqje e patentës së shoferit 6), drejtimi i mjetit pa patentë shoferi 8 gjoba, kalimi i afatit të regjistrimit 10 gjoba, xhamat e errët - vendosja e foljes ose materialit tjetër 9 gjoba, mospërdorimi i rripit të sigurisë 30 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes 95 gjoba, kundërvajtje të tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 111 gjoba. Gjithsej 300 gjoba”, bën të ditur Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Zëri