Therën me thikë një person në Klinë, arrestohen tre të dyshuar
Foto ilustruese

Therën me thikë një person në Klinë, arrestohen tre të dyshuar

Kronika October 20, 2021 - 12:49

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë tre të dyshuar, pasi kishin therur me thikë mbrëmë rreth orës 18:20 një person në Klinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit, mes tyre edhe një i mitur, kanë qenë në arrati dhe janë identifikuar rreth orës 23:00.

Viktima është dërguar fillimisht me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar në QKUK - Prishtinë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje. /Zëri