Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

Kronika November 25, 2021 - 22:52

Sot rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonisa e Veriut.

Sipas njoftimit të PK-së, gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar.

Nga Policia kanë bërë të ditur se lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.

“Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /Zëri