Policia jep detaje për vrasjen në Gllogjan, dyshohet se sulmi u krye me kallash

Policia jep detaje për vrasjen në Gllogjan, dyshohet se sulmi u krye me kallash

Kronika November 27, 2021 - 08:55

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Gllogjan.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:58 është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur.

Sipas PK-së, në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti në procedurë hetimore. /Zëri