24-vjeçari nga Prishtina shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm me eskortën e Sali Berishës

24-vjeçari nga Prishtina shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm me eskortën e Sali Berishës

Kronika November 27, 2021 - 10:28

Policia Rrugore fajsësoi një shtetas nga Kosova për aksidentin e mbrëmshëm me eskortën e ish-kryeministrit Berisha, i cili, fatmirësisht, ishte pa pasoja. Sipas policisë fajtor ishte një 24-vjeçar nga Prishtina që u fut kondravajtje në autostradë, në aksin rrugor Milot-Thumanë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të  deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë. Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “-deklaroi policia.

Ervis Tusha, truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha rrëfeu mbrëmë se pas takimit ne qytetin e Laçit rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin e tyre vjen nje Mercedes i bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Falë aftesise së shoferit te makines së ish-kryeministrit Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se Berishës, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. /shekulli.com