Deri në vitin 2014 rreth 400 mijë raste të pazgjidhura në Gjykata

Deri në vitin 2014 rreth 400 mijë raste të pazgjidhura në Gjykata

Kronika korrik 23, 2015 - 10:39

Gjykatat e Kosovës vazhdojnë të jenë të sfiduara me numrin e rasteve të pazgjidhura. Deri në fund të dhjetorit 2014 janë më se 400 mijë raste të pazgjidhura, të të gjitha llojeve në gjykata dhe kjo ka ndikuar qe gjykatat të kenë problem të madh për funksionimin e tyre duke ndikuar në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike të vendit.

Ndërsa, më më pak se dy vjet gjykatësit dhe gjykatat e Kosovës kanë arritur të mbyllim 100 mijë raste.

Këto janë edhe të dhënat që kanë dalë nga një Konferencë e organizuar nga USAID dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për reduktimin e lëndëve të grumbulluara në raste civile dhe përmbarimin e vendimeve gjyqësore.

Për numrin e tyre folën Drejtori i Misionit USAID-it në Kosovë James Hope dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor në Kosovë, Enver Peci.