Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë-Kosovë

Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë-Kosovë

Kronika November 30, 2021 - 10:07

Të hënën në Fushë-Kosovë ka ndodhur një shpërthim.

Një granatë dore ka shpërthyer para hyrjes së një kafeneje rreth orës 05:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se nga ky shpërthim nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese, transmeton Zeri.info.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në terren dhe sipas tyre dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granatë dore. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në raport. /Zëri