Theret me thikë një i mitur në Lipjan, dërgohet në QKUK

Theret me thikë një i mitur në Lipjan, dërgohet në QKUK

Kronika November 30, 2021 - 10:11

Një i mitur është therur me thikë të hënën në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Medvex - Lipjan të hënën rreth orës 14:30, ndërsa i mituri është therur me thikë nga një tjetër person, po ashtu i mitur.

“Viktima mashkull kosovar (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë në lidhje me rastin. /Zëri