Arrestohet personi që plagosi burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës

Arrestohet personi që plagosi burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës

Kronika December 01, 2021 - 21:53

Është arrestuar një person i dyshuar për "vrasje në tentativë" i cili ndodhi sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se pas hetimeve, ka arrestuar një të dyshuar për rastin në Bardhosh që ndodhi sot në orën 15:20 ku mbetën të plagosur burrë e grua, raporton Zeri.info.

"Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar