Zhduket një grua në Mitrovicë

Zhduket një grua në Mitrovicë

Kronika December 02, 2021 - 10:47

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Mitrovicë.

Sipas PK-së, të martën një person ka raportuar në Polici për gruan e tij të zhdukur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar. /Zëri