I frikësoi hajnat e malit duke shtënë me armë në ajër, arrestohet nga policia

Kronika January 13, 2022 - 10:27

Një fshatar i Retinës së Ulët të Rahovecit ka hasur në disa persona, që po vidhnin dru në malin e tij rreth orës 22:15.

Për t’i frikësuar ai ka shtënë në ajër me armën e zjarrit e kjo ka bërë që policia të shkojë në vend të ngjarjes, raporton “Zëri”.

“Me vendim të prokurorit, nga i njëjti është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar”, ka thënë Policia në raportin e saj 24-orësh.