Arrestohen tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për vjedhje

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për vjedhje

Kronika January 14, 2022 - 09:18

Një rast i veprës penale “Vjedhje e rëndë” është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.

“Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën ‘Driton Veliu’, duke përdorur forcën, kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. /Zëri