Ndalohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim detyre

Ndalohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim detyre

Kronika January 14, 2022 - 12:52

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi njëmujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si ushtrues i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit do të vendosë për procedurat e mëtejme hetimore.