Arrestohet 26 vjeçari nga Ferizaj pasi kishte rrahur gruan disa herë

Arrestohet 26 vjeçari nga Ferizaj pasi kishte rrahur gruan disa herë

Kronika January 14, 2022 - 19:56

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Sh.Q, 26 vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë disa herë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari Sh.Q, për një kohë ishte në arrati, ndërsa gruaja e tij ishte dërguar në strehimore.

Sipas komunikatës së policisë, mësohet se në lidhje me rastin në fjalë policia i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“I dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar Prokurori i Shtetit, Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë. Policia Rajonale e Hetimeve, përkatësisht, Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, pas një pune hetimore intenzive, sot rreth 09:00 në rrugën ”Ramadan Ferizi” në Ferizaj, ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin Sh.Q. "I njejti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore", ka njoftuar Policia. /Zëri