Gjakovë, punëtori i sigurimit ankohet në polici se po mungojnë pije alkoolike, del se i kishte marrë ai vetë
Foto: Ilustrim

Gjakovë, punëtori i sigurimit ankohet në polici se po mungojnë pije alkoolike, del se i kishte marrë ai vetë

Kronika January 15, 2022 - 21:33

Policia e Kosovës në Gjakovë ka bërë të ditur se këtë të shtunë është paraqitur një person i cili ka thënë se në qendrën tregtare ku ai punon si punëtor sigurimi mungojnë pije alkoolike në vlerë rreth 2 mijë euro.

Policia bëri të ditur se pas shikimit të kamerave të sigurisë, kanë vërejtur se i njëjti herë pas herë ka shkuar në qendrën tregtare me rroba të ndryshme duke marrë pije.

“Pasi kane shikuar kamerat e sigurisë kane vërejtur të dyshuarin se herë pas here duke shkuar në qendër tregtare me rroba të ndryshme dhe duke marrë pije, dhe sot më datë të lartcekur kishte marrë 2 shishe Jack Daniels me vlerë 160 euro”, thuhet në njoftimi e policisë.

I njëjti, pas njoftimit të prokurorit kujdestar është ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.