Arrestohet skenderajasi që i vodhi motrës shporetin e lavatriçen, të cilat i shiti më pas
Kronika
January 19, 2022 - 10:07
Dje në Skenderaj është arrestuar një person, i cili kishte vjedhur te motra e tij makina shtëpiake.
Ai kishte vjedhur një shporet dhe një makinë për larje rrobash, të cilat i kishte shitur më pas, raporton “Zëri”.
“I dyshuari, përveç vjedhjes, më parë kishte kanosur vëllain dhe babanë e tij, për çka kishte pasur edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.