Grabitje me armë në Kaçanik

Grabitje me armë në Kaçanik

Kronika January 19, 2022 - 10:18

Në fshatin Nikaj të Kaçanikut dje është raportuar se ka ndodhur një grabitje në tentativë nga tre persona të maskuar.

Ata të tre të maskuar dhe të armatosur ishin futur në një objekt që të grabisnin me forcë të hollat e viktimës, por nuk kishin arritur me sukses, raporton “Zëri”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë duke hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.