Ngjarje filmash në Drenas, rrëmbim e keqtrajtim për shkak të një borxhi

Ngjarje filmash në Drenas, rrëmbim e keqtrajtim për shkak të një borxhi

Kronika January 27, 2022 - 08:44

Dje vonë në fshatin Shtrubullovë të Drenasit ka ndodhur një ngjarje, që në përshkrim duket si të jetë skenë filmi.

Sipas Policisë, tre të dyshuar, që nuk janë të njohur për policinë, kanë rrëmbyer me forcë një person nga shtëpia e tij, raporton “Zëri”.

Ai është dërguar në një shtëpi tjetër dhe nën kërcënimin e armës kanë ushtruar dhunë mbi të. Si rezultat, viktima është dashur të pranojë edhe trajtim mjekësor.

“Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.