Vrasje në tentativë mbrëmë në Graçanicë

Vrasje në tentativë mbrëmë në Graçanicë

Kronika January 28, 2022 - 08:56

Dje pasdite, rreth orës 17:00, në Graçanicë ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mes dy veturash, ku në shkëmbim mes vete është shkrepur edhe arma, raporton “Zëri”.

“Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e të shtënave, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje, sipas Policisë, janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pashkrepur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Zëri