Sulmohet brutalisht me thikë kosovari në Munih

Sulmohet brutalisht me thikë kosovari në Munih

Kronika May 18, 2022 - 13:13

Një burrë nga Kosova, 33 vjeç, gjatë një ecjeje në rrugët e Munihut, papritur është sulmuar me thikë pas shpine, duke i sjellë një lëndim të fortë. Vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe një operacioni urgjent, ai shpëtoi nga vdekja. Por akoma i pafuqishëm për t’u marrë në pyetje, shkruan sz.de.

Për policinë gjermane, është akoma tërësisht e paqartë sulmi ndaj 33-vjeçarit shqiptar të hënën mbrëma në Oberföhring të Munihut.

Policia gjermane kërkon dëshmitarë në numrin e telefonit 089/29100, në rast se dinë ose kanë parë diçka nga ngjarja e së hënës mbrëma.

Viktima është i njohur për delikte të kaluara nga policia.

Këto raste të sulmeve po shtohen në Gjermani, duke sjellë shqetësim për organet e sigurisë. /express