Pesë të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje, arrestohen nga policia

Pesë të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje, arrestohen nga policia

Kronika May 18, 2022 - 18:11

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar një informatë për disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, të ndodhur më datën 18 maj, rreth orës 13:40, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se pas informatës së marrë Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku edhe është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit.

“ Bëhet e ditur se dy të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Përderisa Policia pas një pune intenzive ka arritur të identifikojë dhe t’i arrestojë edhe tre personat tjerë të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy armë (pistoleta), 12 fishek cal: 9mm, 3 fishek cal 7.65mm, 2 gëzhoja, një brisk dhe një sprej OC”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh. /Zëri