Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në Klinë

Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në Klinë

Kronika May 22, 2022 - 16:24

Është gjetur trupi i pajetë i personi që sot në mëngjes kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës.

Policia në Klinë ka konfirmuar për “Zërin” se trupi është gjetur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar gjetjen e trupit nga policia, ndërsa tha se trupi do të dërgohet një institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë, ata sipas policisë kanë tentu me nxjerrë trupin por pa sukses. /Zëri