Një fëmijë gjendet i vdekur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

Një fëmijë gjendet i vdekur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

Kronika May 22, 2022 - 19:29

Një i mitur është gjendur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, sot rreth orës 17:50.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Zahiti.

Dyshohet se fëmija i takon moshës 10-12 vjeç, ndërsa akoma nuk është bërë i ditur identiteti i tij. /Zëri