Kapen tre palestinezë duke hyrë ilegalisht në një kamion në Han të Elezit

Kapen tre palestinezë duke hyrë ilegalisht në një kamion në Han të Elezit

Kronika June 22, 2022 - 19:41

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Kosovën po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia ka njoftuar se sot në një kamion nga Turqia që po hynte në Kosovë, janë kapur tre palestinez, transmeton Zeri.info.

“Me datën 22.06.2022, rreth orës 13:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikoj tre persona shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë. Fillimisht të njëjtit janë nxjerrur nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetsore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Policia.

Bëhet e ditur se pas ofrimit të ndihmës së parë këtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim. /Zëri

Image

Image