Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Kronika June 23, 2022 - 14:39

Një 19-vjeçar është gjetur sot i vdekur në Rahovec.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa dyshimet janë se i riu ka kryer vetëvrasje raporton Zeri.info.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar se Policia ka nisur hetimet për rastin.

“Dyshohet për vetëvrasje, me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Graishta. /Zëri