Vodhën 200 litra derivate, në pranga dy meshkuj nga Obiliqi

Vodhën 200 litra derivate, në pranga dy meshkuj nga Obiliqi

Kronika June 24, 2022 - 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.06.2022, rreth orës 19:10, ka arrestuar dy meshkuj nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Zëri