40 thika e 7 armë zjarri brenda dhe pranë shkollave të Ferizajt [foto]

40 thika e 7 armë zjarri brenda dhe pranë shkollave të Ferizajt [foto]

Kronika June 24, 2022 - 15:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni “Siguria në shkolla 2022” kanë gjetur një sërë armësh brenda dhe në afërsi të shkollave të Ferizajt, raporton Zeri.info.

Këto armë u gjetën nga hetues me rroba civile, ku përveç shkollave janë bastisur dhe kontrolluar edhe disa lokale, shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar:

- Armë zjarri (pistoleta), pesë.

- Armë të gjata gjysmautomatike dy,

- Sasi e municionit,

- Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

- Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

- Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,

- Shufra metali, 4 copë,

- Elektroshok, 1 copë.

PK-ja më tej njofton se janë ndaluar dhe shoqëruar 40 persona, nën dyshimin se kanë përdorur narkotikë.

“Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në Polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë (marihuanë) dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftim. /Zëri

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0UXwxfqfoPKs1xs75KPJm2r8ioDytWXYGaQ4fbBoZVYvGgaXcTULT56nVx9XKwi7Gl