Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Kronika June 25, 2022 - 08:58

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se më datën 24.06.2022 rreth orës 21:00 min, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës, raporton Zeri.info.

“Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar: Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra, divan (mobile) dysh = 10 copë, divan (mobile) njëshe = 40 copë, tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe pjesë të ndryshme për mobileje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje thuhet se Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme. /Zëri 

Image

Image

Image

Image