Mashtronte qytetarët me termin të vizave, arrestohet 28-vjeçari në Prishtinë që përfitoi mbi 4o mijë euro

Mashtronte qytetarët me termin të vizave, arrestohet 28-vjeçari në Prishtinë që përfitoi mbi 4o mijë euro

Kronika June 26, 2022 - 08:33

Një 28 vjeçar është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se mashtronte qytetarët duke u marr para për termin të vizave, duke përfituar mbi 40 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100 euro, transmeton Zeri.info.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, ka njoftuar Policia. /Zëri