Gjakovarit i hyjnë katër hajna në shtëpi, e kap njërin, por i ikën

Gjakovarit i hyjnë katër hajna në shtëpi, e kap njërin, por i ikën

Kronika June 26, 2022 - 11:21

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se i kishte vërejtur katër persona meshkuj duke vjedhur në shtëpinë e tij.

Viktima kishte arritur ta identifikoj njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndaloj por që i dyshuari ka sulmuar viktimën dhe arrin të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.

Më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa tre personat e tjerë gjenden në arrati./Zëri