Automjeti humb kontrollin e bie në Osum, humbin jetën nëna dhe fëmija 6 vjeç

Automjeti humb kontrollin e bie në Osum, humbin jetën nëna dhe fëmija 6 vjeç

Kronika June 27, 2022 - 14:54

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea” në Berat, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.