Dy gjilanas arrestohen pasi u gjenden qese me marihuanë

Dy gjilanas arrestohen pasi u gjenden qese me marihuanë

Kronika July 07, 2022 - 09:51

Policia në Gjilan, gjatë një kontrolli rutinë, kanë ndalur dy persona të dyshuar, për ku gjatë kontrollit te këta të dyshuar kanë arritur të gjejnë një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një cigare e mbështjellë e dyshuar po me substancë narkotike, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatë.

Të arrestuarit për këtë rast janë: V.A. (1996) dhe D.Z. (2001).

Nga njësitet relevante është bërë testi fushor, që ka rezultuar pozitiv, në peshë prej 1.6 gr. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore”, ka njoftuar Policia.

Bëhet e ditur gjithashtu se me vendim të prokurorit të Shtetit rasti me kallëzim penal “Posedim i substancave narkotike dhe psikotropike” procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /Zëri