Vdes një person në Bogë, u godit nga një kamion me beton
Foto: Ilustrim

Vdes një person në Bogë, u godit nga një kamion me beton

Kronika August 04, 2022 - 22:12

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Bogë të Rugovës.

Një kamion-mikser me beton ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, raporton Zeri.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka konfirmuar Gashi. /Zëri