Ushtroi dhunë në familje, arrestohet lipjanasi me probleme psikike

Ushtroi dhunë në familje, arrestohet lipjanasi me probleme psikike

Kronika August 05, 2022 - 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 13:00, në komunën e Lipjanit, një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj, me probleme psikike, ka ushtruar dhunë në familje në vazhdimësi.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me probleme psikike, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje, ndërkohë i ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë. /Zëri