Arrestohet 67-vjeçari që hipi në binën e “Sunny Hill“-it

Arrestohet 67-vjeçari që hipi në binën e “Sunny Hill“-it

Kronika August 07, 2022 - 13:07


Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Sipas njoftimit zyrtar nga PK-ja thuhet se zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

"Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor", ka njoftuar Policia.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. /Zëri