“Ngjarja është filmuar”, media amerikane jep detaje për vdekjen e aktorit shqiptar

“Ngjarja është filmuar”, media amerikane jep detaje për vdekjen e aktorit shqiptar

Kronika August 08, 2022 - 11:38

Media amerikane New York Post ka publikuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën, ku aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi humbën jetën pasi u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku jetonin.

Sipas artikullit të publikuar, bëhet me dije se ngjarja është filmuar dhe ka qenë bashkëshortja e para ajo që ka rënë duke u përplasur në rrugë dhe disa sekonda më vonë është hedhur edhe aktori.

Trupat e tyre, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, rreth orës 09:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Autoritetet kanë deklaruar se ende nuk dihen shkaqet që shtynë çiftin të ndërmerrnin këtë akt, teksa bëhet e ditur se Belliu mund të ketë punuar së fundmi si shofer për të përballuar jetesën.

Policia nuk kishte marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesën në “Bronx” me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë. /euronews