Vdes Zinete Baliqi, infermiere në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Mitrovicës

Vdes Zinete Baliqi, infermiere në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Mitrovicës

Kronika August 08, 2022 - 11:38

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes së Zinete Baliqit, infermiere në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Mitrovicës.

Në telegramin ngushëllues Baliqi kujtohet si një punëtore e denjë, e përkushtuar në punë dhe një humaniste me virtyte të larta njerëzore.

“Vdekja e parakohshme e koleges Zinete Baliqi na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes të së ndjerës dhe gjithë kolegëve ua shpreh ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin ngushëllues. /Zëri