Me kartelat bankare të klientëve bleu kriptovaluta, aktakuzë ndaj punëtorit të “Neptun”-it

Me kartelat bankare të klientëve bleu kriptovaluta, aktakuzë ndaj punëtorit të “Neptun”-it

Kronika August 09, 2022 - 10:20

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “Keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri A.S. në vazhdimësi, në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “Neptun”, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, duke ua vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelave të tyre bankare, e i cili pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave, ku të dëmtuarve u ka shkaktuar dëm material në shumën prej 6,124.1 €.

“Ndërsa, të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në atë mënyrë që i pandehuri A.B., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në lokalin e lartcekur, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, respektivisht të dëmtuarës, duke ia vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare, të cilën e kishte përdorur për të bërë blerje në dyqanin e lartcekur, e i cili pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, përmes e-mail adresave dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të hollash/përqindje, ku pastaj i pandehuri A.S. kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro, çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.236.07 €”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cila u vihen në barrë. /Zëri