Shtiu me armë në aheng, arrestohet gjakovari

Shtiu me armë në aheng, arrestohet gjakovari

Kronika August 09, 2022 - 15:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person për përdorim të armës në një aheng familjar, në rrugën “Çamëria” në Gjakovë.

Sipas PK-së, njësitet patrulluese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet N.H., i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim me leje.

Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit “SIG Sauer”, me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm.

“Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image