Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22-vjeçare

Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22-vjeçare

Kronika August 11, 2022 - 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një 22-vjeçare pasi dyshohet se e ka plagosur Vali Corleonen.

Sipas raportit ai është jashtë rrezikut për jetë, raporton Zeri.info.

PK-ja bën të ditur se ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë 22-vjeçaren ta bëjë këtë vepër.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 40 copë fishekë.

"Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për "Vrasje në tentativë" dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit", thuhet në njoftim. /Zëri